Foto: Komuna e Skenderajt

Në Skenderaj vendosen pajisje për t’i trembur brejtësit dhe shpesët

Në sheshet kryesore të Skenderajt janë vendosur pajisje që largojnë brejtësit dhe shpesët.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se pajisjet do të trembin sorrat, brejtësit dhe të gjitha shpesët e tjera, të cilat kanë sjellë papastërti dhe kanë ndotur hapësirat publike e private për kohë të gjatë.

Pajisjet janë donacion nga një mërgimtare.

“Këto pajisje në vlerë rreth 10 mijë euro janë dhënë donacion nga Ardita Thaçi, bashkatdhetarë e jona e cila jeton dhe vepron në perëndim”, thuhet në njoftim të Komunës.

Sipas Komunës, këto pajisje funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpesët, kurse mbushja e tyre bëhet përmes rrezeve të diellit.