Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në shumicën e qyteteve të Kosovës cilësia e ajrit është e dobët

Matjet e Institutit Hidrometerelogjik i Kosovës (IHMK) tregojnë se vetëm Brezovica është vendi ku cilësia e ajrit është e mirë, këtë pasdite.

Ndërsa në lokacionet e tjera, ku IHMK-ja ka matës si në Drenas, Gjilan, fshati Dardhistë, Obiliq, Prishtinë dhe Prizren, cilësia e ajrit është e dobët.

HMK bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Duke klikuar KETU ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.