Komuna e Shtimes

Në Shtime nuk ka raste të paraqitura me coronavirus

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se nuk kanë ndonjë rast të paraqitur me coronavirus.

Por përmes një njoftimi kjo komunë me qëllim të mbrojtjes dhe parandalimit nga kjo sëmundje apelohen qytetarët e Shtimes që maksimalisht t’i reduktojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme.

“Qëndrimi në shtëpi aktualisht është masa më e mirë për mbrojtje nga coronavirus-i, andaj ju lutemi qëndroni në shtëpitë tuaja. Ndërprisni vizitat e panevojshme tek të afërmit dhe fqinjët tuaj”, thuhet në apel.

Komuna tutje thekson se në raste të nevojës për ndihmë mjekësore thirrni në numrin kujdestar të Qendres Kryesore Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime në numrin 0290/390-890.

Numri i të prekurve nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 13. Zonat e prekura janë Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina.