Foto: LSA

Në Shqipëri 655 raste të reja dhe 3 vdekje për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./Top Channel