Në seancën e ardhshme parlamentare, në rend dite edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demolratike të Kosovës, Abeldar Tahiri, ka akuzuar pushtetin se po vazhdon të degradoj institucionet e Kosovës.

Shkas për këtë, Tahri ka marrë faktin se në seancën e ardhshme parlamentare që do të mbahet javën e ardhshme, mazhoranca, pos tjerash, si pikë të rendit të ditës, ka paraparë edhe shkarkimin e Bordit të RTK-së.

“Ne e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo qasje e shkarkimeve të bordeve nga mazhoranca, është degraduese për institucionet e pavarura të Kosovës.

“Kuvendi është shndërruar në institucion ku u shërben familjarëve dhe interesave të ngushta të pushtetit të Albin Kurtit”, tha Tahiri.