Foto: REL/AFP

Në rast të ndonjë sulmi rus, Suedia do ta ketë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka premtuar ta mbështesë Suedinë kundër kërcënimeve të mundshme ruse në çdo mënyrë të nevojshme, ndërkohë që ka udhëtuar në dy shtete skandinave, Suedi dhe Finlandë, për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët sigurie, me qeveritë e vendeve që mendojnë për anëtarësimin në NATO pas pushtimit të Ukrainës.

I pyetur se çfarë do të bënte Britania e Madhe nëse Suedia do të sulmohej, përgjigjia e kryeministri Johnson ishte se kur “në rast të ballafaqimit me kërcënimin e dukshëm për demokracitë liberale”, të dyja vendet “do ta mbështesin njëra-tjetrën”, qoftë në raste fatkeqësie apo sulmi ushtarak. Ajo që po themi sot është se me kërkesë të palës tjetër, ne do t’i dilnim në ndihmë palës tjetër”.

Tutje, Johnson ka shtuar se pakti është një “hap i rëndësishëm përpara” për marrëdhëniet midis Suedisë dhe Britanisë, duke shtuar:

“Kjo është një marrëveshje mbi të cilën ne së bashku synojmë ta ndërtojmë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndarjen e informatave të inteligjencës ose për të punuar së bashku në luftimin e sulmeeve kibernetike. Pavarësisht nëse punojmë së bashku në mbrojtje, prokurim, ose duke bërë më shumë ushtrime të përbashkëta së bashku.”

Si përgjigje ndaj vizitës së Boris Johnson në Suedi dhe Finlandë sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po vëzhgon nga afër çdo gjë që mund të ndikojë në konfigurimin e NATO-s në kufijtë e saj.

Në konferencën e tij të përditshme me gazetarët, Peskov mohoi gjithashtu një vlerësim të shefit të spiunazhit amerikan, Avril Haines, se Rusia po përgatitej për një luftë të zgjatur në Ukrainë.

Në vend të kësaj, Peskov tha se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë po shkon sipas planit./The Guardian