Në qytetin e Vushtrrisë dy të shëruar nga COVID-19

Në qytetin e Vushtrrisë dy persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar plotësisht nga virusi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri, përmes ‘Facebook-ut’.

Sot kemi edhe 2 pacient me Covid-19 të shëruar plotësisht .Të gjitha testet e kryera sot në qytetin tonë, po ashtu janë negative. Në 3 ditë 0 raste”, ka shkruar Tahiri.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se vatra e infektimit në fshatin Studime e Ulët është shuar tashmë.

“Nga sonte largohet edhe patrolla e Policisë. Pra masat e marruna në kohë, disciplina dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm na mundësoi që kjo vatër të mos prodhoj raste të reja dhe të jetë nën kontroll”, ka bërë të ditur Tahiri.

Deri më tani në Komunën e Vushtrrisë numri i të infektuarve me COVID-19 është 24, ndërsa fshati Samadrexhë është shpallur vatër e virusit, me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Samadrexha shpallet vatër e COVID-19