QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Në QKUK vdes një i paraburgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 16:00 në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së ka vdekur i paraburgosuri me inicialet B.Ç, viti i lindjes 1958.

Sipas njoftimit, i paraburgosuri rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka vdekur.

I njëjti ishte i dyshuar për veprën penale – vrasje e rëndë.

“Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.