Në QKUK kryhet për herë të parë operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

Në Klinikën e Neurokirugjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer për herë të parë operacioni i largimit të tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova, të asistuar nga anesteziologë dhe ekipi përcjellës i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

ShSKUK ka njoftuar se operimi ka përfunduar me sukses dhe pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e i cili do të zgjerohet edhe më tutje, thuhet në njoftim.