Në QKMF-në e Vitisë fillon punën shërbimi i gjinekologjisë

Komuna e Vitisë ka njoftuar se sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka filluar shërbimi i gjinekologjisë.

Sipas njoftimit, ky repart do të punojë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 15:00.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka uruar QKMF-në për fillimin e punës së repartit të gjinekologjisë, duke thënë se ky shërbim do të ofrojë shërbime cilësore dhe është lehtësues për qytetarët, pasi për këtë shërbim nuk do të kenë nevojë për të kërkuar asistencë në Gjilan apo Ferizaj.

“Ky ka qenë një synim yni që sa më shpejt këtë shërbim të ua ofrojmë qytetareve tona”, citohet të ketë thënë Haliti.

Ndërsa drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, ka thënë se në vazhdimësi po mundohjet të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Ky shërbim ka disa vite që na ka munguar dhe ne do mundohemi ta aktivizojmë me kapacitet të plotë, pasiqë ka qenë kërkesë e qytetareve vitiase në vazhdimësi dhe synim yni ta realizojmë”, ka thënë drejtoresah Kadolli-Halili.