Në Prizren u testuan 25 persona për COVID-19, të gjithë negativë

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren ka njoftuar se sot janë realizuar 25 teste për coronavirus.

“13 ritestime në Prizren (hera e dytë në 24 orë), të gjithë negativ dhe konsiderohen të shëruar. Një ritrstim pas 14 ditëve, negativ dhe ritestihet te hënën”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas njoftimit 11 nga testime janë raste kontakti pra katër në Prizren, një në Zhur, pesë në Dragash.

“Një rast në Malishevë ka qenë ritestim, të gjithë kanë dalë negativ”, thuhet tutje.

Në Prizren, deri tani 84 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.