Në Prizren diskutohet për lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes

Përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit, OJQ-ve e nga Kolegji UBT, kanë marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar për lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren. 

Përmes një njoftimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se gjatë kësaj tryezë janë prezantuar propozimet për ndërhyrje konservuese/restauruese dhe prezantuese në këtë lokalitet. 

“Në tryezë u diskutua rreth propozimeve të paraqitura, qasja që duhet të përdoret gjatë projektimit, rëndësinë e prezantimit të lokaliteti arkeologjik dhe bashkërendimit të aktiviteteve për zhvillim të projektit”, thuhet në njoftim. 

Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren është zbuluar në dhjetor të vitit 2014.  

Sipas njoftimit të MKRS-së, dy vitet në vazhdim janë zhvilluar gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet me karakter pastrimi.

Në vitin 2018-të u hartuan tri projekt propozime që u prezantuan para palëve të interesit dhe publikut, por duke qenë që kanë kaluar tri vite nga ajo kohë, rrethanat kanë ndryshuar 

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të MKRS: Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Instituti Arkeologjik i Kosovës, Qendra rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Përfaqësues të Komunës së Prizrenit: Drejtori i Urbanizmit, koordinatori nga Drejtoria për Kulturë, Përfaqësues nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit,  përfaqësues nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, dhe nga Kolegji UBT. RTV21