Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në Prishtinë po mbahet konferenca shkencore për Demonstratat e vitit 1981

Organizuar nga Instituti i Historisë, “Ali Hadri’ në Prishtinë dhe Instituti i Historisë i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, në Prishtinë është duke u mbajtur konferencën shkencore, “Demonstratat e viti 1981 në Kosovë”.

Kjo konferencë shkencore organizohet në shenjë të 40 vjetorit të Demonstratave të ’81-ës.

Konferenca po mbahet në Amfiteatrin e IH-së “Ali Hadri”.

Gjatë kësaj konference një ditore po marrin pjesë studiues dhe protagonistë të atyre demonstratave.

Nesër, më 11 qershor 2021, sipas programit, pjesëmarrësit kësaj konference do të vizitojnë Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com