Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në Prishtinë organizohet marsh solidarizuese për popullin hebre, në Prizren për palesitinezët

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është organizuar marsh solidarizues me popullin hebre në konfliktin Palestinë – Izrael.

Me parullat “Lirojeni Palestinën nga HAMAS”, “ Liri për Izraelin”, “Ne qëndrojmë pranë Izraelit” marshuesit po kërkojnë drejtësi për të drejtat elementare të popullit hebre.

Ndërsa marsh në përkrahje të popullit palestinez është organizuar në Prizren nga Forumi Rinor i Naša Inicijativës.

Izraeli dhe grupi militant, Hamas, kanë filluar së zbatuari armëpushimin në Gaza të arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në orën 02:00 të së premtes, palestinezët dolën për të festuar nëpër rrugët e Gazës. Në një fjalim para mijëra personave, një zyrtar i lartë i Hamasit pretendoi se grupi e ka fituar luftën.

Luftimet shpërthyen në 10 maj pas disa javësh tensionesh izraelito-palestineze në Jerusalem që kulmuan me përleshje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Hamasi, që udhëheq me Gazën dhe konsiderohet si grup terrorist nga Izraeli, SHBA-ja BE-ja dhe vende tjera, filloi të qëllonte me raketa në drejtim të Izraelit.

Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësorë, të kontrolluar nga Hamasi.

Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi nuk jep shifra të viktimave në mesin e luftëtarëve.

Në Izrael, 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, tha shërbimi mjekësor. Izraeli thotë se rreth 4.000 raketa janë shkrepur drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.

Këto ishin luftimet më të rënda midis Hamasit dhe Izraelit, në vitet e fundit dhe kanë nxitur rritjen e dhunës në qytetet izraelite midis hebrenjve dhe arabëve.

Nis së zbatuari armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com