Në Prishtinë, fillon të zbatohet projekti ‘Vertical Garden’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot ka filluar të zbatohet projekti “Vertical Garden” në hyrje të Prishtinës.

“Në bashkëfinancim me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF), sot ka filluar të zbatohet projekti ‘Vertical Garden’”, ka shkruar Ahmeti në rrejtin social Facebook.

Sipas Ahmetit, ky projekt ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes shtimit të hapësirave të gjelbëra, si dhe revitalizimin e hapësirave të braktisura.