Foto: Facebook

Në Prishtinë fillon shpërndarja e shujtave ushqimore për njerëzit në nevojë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se prej sot në ora 12:00 në Prishtinë do të rifillojë shpërndarja e shujtave të ngrohta për njerëzit në nevojë.

Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet në dy pika, në lagjen ‘Tophane’ dhe ‘Aktash’.

“Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prishtinës.

Po ashtu, Ahmeti ka njoftuar se është dezinfektuar ambienti ku do të shpërndahet ushqimi dhe ka bërë thirrje që njerëzit gjatë marrjes së ushqimit, të mbajnë distancë në mes tyre.