Ilustrim

Në Prishtinë e Obiliq arrestohen 2 persona, ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, dërgohen në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në dy lokacione të ndara, në Prishtinë e Obiliq, të cilët kërkoheshin me urdhëresa aktive të gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari i arrestuar në Obiliq është një 24-vjeçar, F.S., shtetas i Kosovës dhe është i dënuar me burgim 4 vite e dy muaj për veprat – vjedhje dhe – vjedhje e rëndë.

Kurse, i arrestuari në Prishtinë është një 42-vjeçar, V.K., shtetas i Kosovës dhe është i dënuar me burgim, 3 vjet për veprën – shitblerje e narkotikëve.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, Policia njofton se dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.