Në Prishtinë e Gjilan, kapen valuta 100 euroshe false

Dy raste të dyshuara të falsifikimit të parave, me valutë të njejtë nga 100 euro, janë raportuar në Policinë e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit. Një person dyshohet se ka mbushur veturën me derivate dhe pagesën e ka bërë me kartmonedhën prej 100 eurove, e cila më pas u raportua nën dyshimin se ishte e falsifikuar

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, paditën e djeshme.

“Ankuesi mashkull  kosovar, punëtorë në kompaninë e derivateve, ka njoftuar se deri sa ka furnizuar me derivate një veturë  një i dyshuar i kishte dhënë 100 euro për të bërë pagesën dhe pasi që është larguar vetura, ankuesi ka vërejtur se  paratë dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport policor.

Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia.

Rasti tjetër, po me 100 euro të dyshuara se janë të falsifikuara, është raportuar në Gjilan. Një zyrtarë në një bankë në rrugën “Adem Jashari”, ka njoftuar Policinë se derisa e ka zbrazur bankomatin ka vërejtur se një kartëmonedhë prej 100 eurove është e falsifikuar.