Nata e Zjarreve (arkiv) | Foto: Atdhe Mulla

Në Prekaz u ndezën flakadanët e lirisë

Prekazi sonte ndezi flakadanët e lirisë në mënyrë tradicionale në “Natën e zjarreve” për të kujtuar luftën dhe sakrificën e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes Jashari të rënë për lirinë e Kosovës.

Rezistenca e Jasharajve eka shënuar në historinë e popullit shqiptar dhe lufta e UÇK-së ka bërë bashkë sot qytetarë të shumtë në Prekaz.

Në mënyrë ceremoniale, pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz u ndezën flakadanët qe simbolizojnë përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin.

Në Kosovë sot po shënohet dita e tretë e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët e rrethimit të kullave të Jasharajve ku u vranë 59 persona ndërsa mbijetoi e vetme Besarta Jashari./Rtv 21