Skulptura për FTF-në para dhe pas dëmtimit. Foto: Facebook/Besim Ugzmajli.

Në prag të edicionit të 54-të dëmtohet skulptura e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Pak ditë para fillimit të edicionit të 54-të, është shkatërruar skulptura e Festivalit “Festivali i Teatrove (FTF) në Ferizaj”.

Besim Ugzmajli, drejtor i FTF-së ka thënë për KALLXO.com se skulptura mund të jetë dëmtuar gjatë natës së djeshme (26 gusht 2024). Sipas tij skulptura është dëmtuar edhe herëve të kaluara.

“Nuk e dimë kush e  ka dëmtuar skulpturën. Skulptura ishe me emrin e Festivalit, datat e mbajtjes dhe logoja. Është hera e tretë që dëmtohet dhe sot është thyer tërësisht. Do ta denoncojmë rastin dhe besoj se Policia do ta zbardhë rastin”- tha Ugzmajli.

Skulptura ishe e vendosur në Sheshin “Adem Jashari”, para objektit të Komunës së Ferizajt.

Por, Policia e Ferizajt i ka thënë KALLXO.com se nuk ka marrë ndonjë raportim për dëmtim të skulpturës. “Nga dje gjerë më sot s’ka raportim (për dëmtimin të skulpturës së FTF-së)”- ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Edicioni i 54-të iFestivalit të Teatrove në Ferizaj do të nisë më 1 shtator 2024, sipas programit do të jepen 8-të shfaqje teatrale nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia Veriore.

Përveç shfaqjeve teatrale, gjatë do të mbahen edhe mbrëmje muzikore me këngëtar dhe grupe të njohura të skenës sonë.

Shfaqjet do të jepen në Teatrin e Qytetit  “Adriana Abdullahu” (Teatri Adriana) dhe Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Skulptura për FTF-në para dëmtimit. Foto: Facebook/Besim Ugzmajli.

 

Skulptura për FTF-në pas dëmtimit. Foto: Facebook/Besim Ugzmajli.