Fadil Nura/ Facebook

Në Polac të Skenderajt nisin dy projekte infrastrukturore

Në fshatin Polac të Skenderajt kanë nisur dy projekte.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Sipas tij, njëri projekt është për trajtimin e ujërave të zeza me degëzimet e lagjeve në rrjetin ekzistues të kanalizimit dhe tjetri për rregullimin e rrugëve brenda lagjeve.

Fadil Nura/Facebook
Fadil Nura/Facebook
Fadil Nura/Facebook

“Dy projekte nisëm paralelisht në Polacin e Hasan Prishtinës; njëri i trajtimit të ujërave të zeza me degëzimet e lagjeve në rrjetin ekzistues të kanalizimit; dhe tjetri i rregullimit të rrugëve brenda lagjeve, si detyrë e jona për t’i trajtuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në mënyrën e duhur dhe të barabartë, pavarësisht se ku jetojnë” – ka shkruar Nura në Facebook.