Në Podujevë procesi zgjedhor nis në kohë

Në komunën e Podujevës, qendrat e votimit janë hapur të gjitha në kohë, raporton RTV Dukagjini.

Qytetarët e Podujevës mund të votojnë për kryetarin e tyre të ardhshëm, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Zgjedhjet po mbahen edhe në Mitrovicë të Veriut.

110 mijë e 694 qytetarë do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen sot në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë ndërsa 23 mijë e 313 votues në Mitrovicë të Veriut.

Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.

Sipas KQZ, në Mitrovicë Veriore, numri Qendrave të Votimit do të jetë 7 ndërsa do të jenë 27 vendvotime.

Për qytetin e Podujevës do të garojnë: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse në zgjedhjet për Mitrovicën Veriore garojnë katër kandidatë: Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur,  Milan Radojeviq nga Lista Serbe dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.