Në pikun e sezonit digjet fabrika e përpunimit të specave në Krushë të Madhe - FOTO

Kooperativës Bujqësore “Krusha” është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar përmes një publikimi duke shkruar se dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha.

Latifi ka shkruar se do të ju qëndrojë përfaqësuesve të kooperativës dhe punëtorëve.

Po ashtu ai ka thënë se do të fillojnë me vlerësimin e dëmeve dhe sa më shpejtë që është e mundur do të kthejnë në punë këtë kooperativë.

“Me keqardhje kuptova për incidentin dhe djegien e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”! Me të dëgjuar lajmin, bashkëpunëtorët e mi dhe ekipi i zjarrfikësve vizituan vendin e ngjarjes dhe u njoftuan nga afër mbi dëmet, që janë të mëdha. Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Shpresojmë se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë”, ka shkruar Latifi.

FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi
FOTO - Xhevdet Krasniqi
FOTO – Xhevdet Krasniqi