Në pesë ditët e ardhshme moti do të jetë relativisht i ngrohtë

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot relativisht të ngrohtë në pesë ditët e ardhshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga  shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.