Në parg të zgjedhjeve arrestohen dy të dyshuar për procesin e votimit

Pak ditë para mbajtjes së procesit të zgjedhjeve, janë arrestuar dy persona të dyshuar për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar në Kllokot.

Arsyeja e arrestimit sipas policisë është kanosja që të dyshuarit i kanë bërë tre personave të tjerë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.