Ilustrim

Në pandemi, burri nga Podujeva gjuan me armë në dasmë

Në kohë pandemie, një burrë nga Batllava e Podujevës ka shtënë me armë në dasmë.

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Nga i dyshuari njëherit pronar i shtëpisë është konfiskuar arma me gas.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.