Ndërtesa e Telekomit, FOTO: BIRN

Në ora 14:00 mblidhet Bordi i Telekomit, priten vendime të reja

Sot, në ora 14:00 pritet të mblidhet Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se në këtë mbledhje priten të merren vendime mbi menaxhmentin.

Ndërkohë, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrafi, ka ftuar konferencë për media në ora 13:00.

Dje gjatë ditës, qeveria në detyrë shkarkoi dy anëtarë të bordit që i kishte emëruar më parë dhe i zëvendësoi me dy të tjerë.

Albin Kurti i bie pishman, shkarkon anëtarët e sapo emëruar të Telekomit të Kosovës

www.kallxo.com