Ilustrim

Në oborrin e QKUK-së gjendet një person pa shenja jete

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete.

Në raportin e Policisë thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.