Në Obiliq vendoset një matës i cilësisë së ajrit

Në qendër të qytetit të Obiliqit është vendosur dhe aktivizuar ekrani mobil për matjen e cilësisë së ajrit.

Sipas zëdhënëses së Komunës së Obiliqit, Arba Mirena, ky ekran kontrolli është dhuruar nga JICA (Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombetar) në kuadër të një projekti bashkëpunues me Ministrinë e Mjedisit të Kosovës dhe Drejtorinë e Mjedisit të Obiliqit.

Tashmë, qytetarët e Obiliqit do kenë mundësi të njoftohen për cilësinë e ajrit dhe nivelin e ndotjes së ajrit në kohë reale.

Gjendja momentale e ajrit është e mirë.