Në një javë Policia në Prishtinë sekuestroi gjashtë armë zjarri
Gjatë javës së kaluar, 515 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 157 urdhëresa për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime janë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës të cilat po vazhdojnë ende, njoftoi Policia.
Gjithashtu gjatë periudhës së njëjtë janë sekuestruar gjashtë armë zjarri të llojeve dhe të kalibrave të ndryshëm.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”- thuhet në njoftim.
Aktivitete sipas Policisë së Kosovës janë bërë dhe për sigurinë në trafikun rrugor.
“Kanë rezultuar me shqiptimin e 4351 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”-theksohet në njoftimin e organeve të rendit.