Fatmir Limaj, Bashkim Krasniqi e Vesel Krasniqi - Foto: Facebook/Vesel Krasniqi

Në Nismën e Limajt aderojnë kryetari i degës së AAK-së dhe kryetarja i Aleancës së Gruas në Malishevë

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka vazhduar gjahun në parti të tjera në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kësaj radhe, Nisma ka bërë për vete kryetarin e degës së AAK-së në Malishevë, Bashkim Krasniqin, dhe kryetaren e Aleancës së Gruas në Malishevë, Arbnore Zogaj.

Lajmin e kanë publikuar zyrtarë të Nismës Socialdemokrate.

Në takim ka qenë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.