Në nderim të viktimave të mbrëmshme, pasdite ndizen qirinj në Deçan

Në nderim të tre personave që u vranë mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, sot do të ndizen qirinj në qendër të këtij qyteti.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj, përmes një publikimi në Facebook.

Ramosaj ka treguar se qirinjtë do të ndizen në  ora 16:00.

“Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është berë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

Policia bastisi 3 shtëpi mbrëmë në Deçan, nuk gjeti asgjë të dyshimtë