Në mungesë të policisë, qytetari drejton komunikacionin – VIDEO

Një qytetar gjatë ditës së sotme ka drejtuar komunikacionin në rrugën ‘Afrim Zhitia’ tek Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Kjo pasi semaforët nuk punonin dhe policia ende nuk kishte arritur.

Pas disa minutave ku qytetari i udhëzonte i vetëm veturat e shumta në rrugë, ka arritur edhe policia, e cila menjëherë ka filluar të drejtojë trafikun dhe të shmangë kaosin që ishte shkaktuar nga veturat.

Kurse gjatë gjithë kohës sa nuk ishte policia, qyetari ka arritur të udhëzojë veturat me sukses, duke mos shkaktuar asnjë aksident.