Në mungesë të kuorumit, nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për sot, për shkak të mungesës së kuorumit.

I vetmi që ka folur për media, pas konfirmimit zyrtar se mbledhja nuk mund të mbahet, ka qenë Besnik Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai tha se mbledhja e Kryesisë nuk u mbajt sepse nuk kishte anëtar të mjaftueshëm prezent dhe për Tahirin, kjo ishte një porosi jashtëzakonisht e keqe, pasi edhe pse ka fushatë zgjedhore, Kuvendi duhet ta shtroj funksionin e tij.

“I kemi pas 10 pika të diskutimit. Shihet qartë se ka mungesë të koordinimit të cilin duhet ta forcojmë si Kuvend dhe si qeveri e në veçanti në agjendën tonë legjislative”, tha Tahiri.

Ai tha se nuk duhet procesi zgjedhor të penalizoj e të ndaloj punën e Kuvendit dhe punën e Qeverisë.

Tahiri tha se edhe pse është kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, ka qenë prezent në mbledhje.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte parapa ky rend dite:

– Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

-Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:

– Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

  1. Përgatitjet për Seancë plenare:
  2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3.  Pyetjet parlamentare,
  4.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  5.  Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
  6.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
  7.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  8.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  9.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
  10.  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,
  11.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.
  12. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.