Ilustrim

Në mungesë kuorumi Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën

Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ka filluar që nga ora 14:00, ka përfunduar punimet e saj me vetëm 56 deputetë të pranishëm në sallë.

Si shkak i kësaj, nënkryetarja e legjislativit, Arbërie Nagavci, është detyruar ta mbyllë seancën në mungesë kuorumi.

Pikat e mbetura të rendit të ditës pritet të vazhdojnë ditën e premte duke filluar nga ora 10:00.