Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët shkojnë në grupe për të votuar

Një grumbull i qytetarëve ka qëndruar në qendrën e Mitrovicës së Veriut mëngjesin e sotëm, ku ka nisur procesi zgjedhor për kryetar komune.

Siç tregojnë pamjet e RTV Dukagjini nga vend i ngjarjes, qytetarët më pas janë larguar nga sheshi “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Nga praktikat mëhershme është parë që në Mitrovicë, qytetarët serbë mblidheshin në shesh dhe shkonin grumbull për të votuar sapo që paraqiteshin liderët e Listës Serbe.

Herën e kaluar qytetarët patën shkuar grumbull, prej 300-400 vetash për të votuar kandidatin që nga Lista Serbe atë kohë ishte Goran Rakiq.