Hapja e marketit "Meridian" në veri Foto: Shkodrane Dakaj/ KALLXO.com

Në Mitrovicë të Veriut hapet marketi "Meridian"

Një market është hapur sot, më 26.08.2024 në Mitrovicë të Veriut, pronari i të cilit është shqiptarë.

Lokacioni i marketit “Meridian” është përballë përmendores së Car Llazarit, në afërsi të sheshit me po të njëjtin emër.

Agon Gashi nga “Meridian” pati një fjalë rasti para të pranishmëve që i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre.

“Sot këtu jemi në një lagje në Mitrovicë të Veriut dhe shpresojmë që produktet tona, shërbimi ynë do të jenë një vlerë e shtuar për komunitetin e këtij qyteti” – tha Gashi.

Pas tij, edhe Arjan Zeka, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, tha se është nderë dhe kënaqësi të marrë pjesë në këtë ceremoni.

“Po gëzohem që shërbime të tilla të nivelit më të lartë po ofrohen në të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës” – tha ai.

KALLXO.com raportoi sot se thirrjet për bojkot ndaj bizneseve me pronarë shqiptarë në veri po vazhdojnë ende.

Në një grup në gjuhën serbe në rrjetin social “Telegram” sot gjatë ditës pati disa postime me rastin e hapjes së marketit “Meridian” në afërsi të sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

 

Vazhdojnë thirrjet për bojkot ndaj bizneseve shqiptare në veri: Ata që afrohen do të fotografohen dhe do të sanksionohen