Foto: 7Arte

Në Mitrovicë organizohet 'Java e Filmit Kosovar'

Për shtatë ditë me radhë, tetë filma kosovar do të shfaqen për publikun e qytetit të Mitrovicës.

Organizata jo-qeveritare “7Arte” organizon një javë me shfaqen e filmave më të njohur kosovar.

“Duke filluar nga 20 –26 qershor, do të shfaqen 8 filma në ambient të hapur, më konkretisht në terasën e 7Arte që gjendet në qendër të qytetit”, thuhet në njoftim.

Shfaqja e filmave do të nis nga ora 21:00 ndërsa 7Arte ka njoftuar edhe për filmat që do të shfaqen.

“Programi i filmave të paraparë për këtë javë: “Luaneshat e Kodrës” (83’), “Zana”(97’), “Babai” (94’), “Cirku Fluturues”(115’), “Zgjoi” (84’), “Pa Vend (15’); Në Mes (18’), si dhe “Rooftop Story”(74’)”, thuhet në njoftim.

““Java e Filmit Kosovar” në Mitrovicë fillon me shfaqjen premierë të filmit “Luaneshat e Kodrës” nën regji të Luana Bajramit, e cila bashkë me producenten Valbona Rrahmanin, do të jenë të pranishme dhe do të bashkëbisedojnë me audiencën pas shfaqjes së filmit”, vijon njoftimi.