Në Mitrovicë lahen e fshihen rrugët e hiqen mbeturinat

Një aksion për larjen e asfaltit dhe heqjen e mbeturinave është ndërmarrë sot në Mitrovicë.

Në fotografi të realizuara gjatë këtij aksioni shihen qytetarë – aktivistë dhe punëtorë të kompanisë së mbeturinave “Uniteti“, duke larë rrugët dhe hequr mbeturinat në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, kompania e pastrimit në Mitrovicë duke ftuar edhe qytetarët t’i bashkëngjiten aksionit, ka njoftuar se nga dita e djeshme 17 maj e deri më 21 maj do të pastrohen edhe disa rrugë dhe komplet shëtitoret në qytet.