Në mesin e të shëruarve edhe një foshnje 9 muajshe nga Malisheva

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në mesin e 18 pacientëve të shëruar sot nga COVD-19 është edhe një fëmijë 9 muajsh nga kjo komunë.

“Sonte përfundimisht është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh, që ishte prekur me virusin korona, javë më parë. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar. Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 73 të shëruar, ndërsa raste aktive mbesin e dy”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e komunës bëhet e ditur se edhe ‘gjatë ditëve në vijim, pritet të shërohen edhe dy pacientët tjerë’.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal, e ka uruar fëmijën e shëruar dhe dy rasteve aktive, ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ky rast i shëruar, ishte në mesin e disa rasteve të tjera, të cilët ende nuk i kishin mbushur një vit, dhe ishte në mesin e 76 të prekurve, dhe natyrisht se ky lajm na gëzon të gjithë neve”, citohet të ketë thënë Berisha.

Aktualisht me COVID-19 në Komunën e Malishevës, janë konfirmuar 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 73 janë shëruar, 2 raste janë ende aktive, ndërsa një rast ka pësuar me fatalitet.

Rezultatet e 200 mostrave të sotme për COVID-19