Në mesin e 28 qytetarëve të vdekur nga COVID-19 në Prishtinë edhe një fëmijë 13 vjeç

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përkujtuar personat që vdiqën nga coronavirusi në Prishtinë, duke i shtuar se ata nuk janë statistika por bashkëqytetarë tanë.

“Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tanë që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Sot përveç që duam t`i përkujtojmë secilin prej tyre – qytetarë të Komunës tonë që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska”, është shprehur Ahmeti.

Ajo që bie në sy është se në listën e emrave të publikuar është edhe një fëmijë i lindur në vitin 2007 me inicialet A. Gj., e për të cilin nuk është raportuar më herët.

Më poshtë keni listën me emrat dhe vitin e lindjes të 28 personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19 në Prishtinë.

Selim Nuzaj 1961
Gëzim Ramadani 1964
Avdi Gashi 1940
Sabrie Sejdiu 1961
Hajrije Rrecaj 1957
Faik Gashi 1949
Sali Simnica 1948
Hazir Vula 1945
Sadik Lubovci 1944
Fazile Krasniqi 1949
Sabit Hyseni 1954
Ramiz Ferati 1947
Hetem Fazliu 1933
Liman Dibra 1961
Fatmir Kameri 1979
Zyla Demolli 1942
Nazmi Haziri 1954
Selim Rama 1945
Fazli Syla 1935
Hasan Maloshi 1949
Arife Jakupi 1943
A. Gj. 2007
Hamir Kasabaqi 1947
Mehdi Krasniqi 1947
Imer Aliu 1948
Azemine Berisha 1936
Latif Kryeziu 1949
Ismajl Zhilivoda 1950.