Merdare - Ilustrim

Në Merdarë pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritja për të hyrë në Kosovë përmes pikës së Merdarës në mëngjesin e sotëm shkon deri në 1 orë.

Sipas të dhënave të fundit, kolona e krijuar në këtë pikë për të hyrë në Kosovë shkon deri në 400 metra.

QKMK ka publikuar edhe të dhënat e 11 pikave të tjera kufitare të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave del që qytetarët që hyjnë dhe dalin nga Kosova nuk presin gjatë.

Ditëve të fundit është raportuar që mërgimtarët të cilët po vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë po presin deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë.

Kolonat e krijuara në 12 pikat kufitare të Kosovës dhe orët e pritjes mund t’i gjeni të freskuara KËTU.