FOTO: MPJD

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministrja Gërvalla përmend masakrën e Mejës të kryer nga forcat serbe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Donika Gërvalla, në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka reaguar ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha që Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Gërvalla tha se Daçiq duhet të mbahet përgjegjës dhe të sillet para drejtësisë për vrasjet masive dhe përdhunimet në luftën në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se Kosova do të mbajë Serbinë përgjegjës për luftën, gjenocidin në Kosovë.

Ajo gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së përkujtoi sot masakrën e Mejës, afër Gjakovës, ku nga forcat serbe u vranë 377 civilë shqiptarë.

“Dita e sotme shënon përvjetorin e vrasjes masive pikërisht në këtë ditë 24 vite më parë në një fshat katolik në Kosovës së paku 377 fëmijë, gra e burra janë vrarë në mënyrë barbare nga policët serbë. Çdo fëmijë e di dhe atë jo vetëm në Kosovë që udhëheqësit e sotëm të Serbisë janë bashkëfajtorë politikë për masakrat në Kosovë. Kosova do t’i mbajë përgjegjës për luftën, gjenocidin dhe për të gjitha krimet e kryera. Kjo do të marrë kohë por do të bëhet”- tha ajo.

Gërvalla tha se ajo ka kërkuar të flasë në gjuhën shqipe por që i është mohuar kjo e drejtë përkundër që Ivica Daçiq foli në gjuhën serbe.

Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Nuk do të pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Gërvalla përfaqëson Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së