Qyteti i Kotorrit në Malin e Zi, Foto: Wikimedia Commons/Geotiger18

Në Mal të Zi ka vdekur personi i parë i prekur nga coronavirusi

Në  Mal të  Zi ka vdekur personi i parë  i prekur nga coronavirusi.

Vendi me më pak të prekur në Ballkan sot ka regjistruar edhe të vdekurin e pare, i cili është një 65- vjeçar me probleme në mushkëri.

Ai kishte qenë në gjysmën e parë të marsit në Serbi nga dhe kishte ardhur më pas në Mal të Zi dhe dyshohet se prej andej kishte marrë edhe coronavirusin.

Ndërkohë numri i të prekurve në Mal të Zi vijon të ngelet i ulët në 21 të prekur.

Gjatë  ditës  së  djeshme edhe në  Kosovë  ka vdekur personi i parë  i prekur me coronavirus.

Ndësa sot është  raportuar se numri i të  vdekurve në  Shqipëri ka shkuar në  5.