Foto-Ilustrim

Në Llapashticë të Podujevës, Policia zbuloi fabrikë të përpunimit të kanabisit

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten 5 persona  të dyshimtë në fshatin Llapashticë të Podujevës duke përpunuar substancë narkotike nga bimët e kanabisit.

Policia e Kosovës ka kapur të dyshuarit në një shtëpi të pabanuar ku janë gjetur dhe pastaj sekuestruar 2 mijë e 97 gramë marihuanë si dhe 7 bimë kanabisi.

“Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura  të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.