Në Lipjan nga 4 maji rifillon vaksinimi i fëmijëve

Komuna e Lipjanit i ka njoftuar se duke filluar me datë 4 maj do të rifillojë shërbimi i vaksinimit të fëmijëve të vegjël prej 2 deri 18 muaj si dhe fëmijët e moshave parashkollore me kapacitet të plotë.

Vaksinii do të bëhet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, në të gjitha Institucionet Shëndetësore si në: QKMF, QMF dhe AMF.

“Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK – së për masat e parandalimit për të shmangur transmetimin e virusit COVID – 19 gjatë ofrimit të shërbimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, nga ora 08:00 – 11:00  do të vaksinohen fëmijët e moshave 2 – 11 muaj dhe nga ora 11:00 – 14:00  do të vaksinohen fëmijët e moshave 12 muaj – 5 vjet.