Ilustrim

Në Kroaci konfirmohet rasti i 12-të me coronavirus

Klinika për sëmundje infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, të shtunën konfirmoi edhe një rast tjetër me coronavirus, duke e çuar kështu në 12 numrin e rasteve të të infektuarve në këtë shtet.

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë në një deklaratë të jashtëzakonshme theksoi se rasti i fundit ka qenë kontakt i ngushtë i një pacienti tjetër me virus në Varazhdin.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3 mijë e 500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë persona.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”./RTK