Në Kosovë sot vjen edhe Escobar bashkë me diplomaten amerikane, takohen pasdite me Kurtin

Sot në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Ai do të vjen bashkë me ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të zhvillojë një takim me ta.

Takimi është planifikuar të mbahet në ora 18:00 dhe pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

.