
Në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom - VIDEO
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare kanë uruar Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me rastin e kësaj dite, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira.
Sipas tij, në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale.
“Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet tjera, që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, ka shkruar presidenti në Facebook.
Ndërkaq, në një video-mesazh të publikuar nga organizata “Durmish Asllano”, urime kanë bërë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe të tjera personalitete.
Kryeministri në detyrë, Kurti ka thënë se sot më shumë se kurrë po mësojmë nevojën që të jemi solidar me njëri-tjetrin, që të kuptojmë se të vetëm nuk mund të zhvillohemi.
“Kjo kohë po na kujton sa i rëndësishëm është të qenit pjesë e bashkësisë dhe e soqërisë pa dallim e pa diskriminim. Shteti nuk përjashton dhe nuk diskriminon është it ë gjithëve meqenëse përbëhet nga të gjithë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, ambasadori Kosnett është shprehur se i gjithë komuniteti i ambasadës i uron më të mirat komunitetit rom.
Edhe drejtoresha e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, Jeta Xharra ka uruar romët në ditën e tyre.
“Si fmi më ka ra me lujt me shumë romë edhe sot si gazetare m’bjen me punu me shumë kolegë gazetarë të mirë romë. Për atë faleminderit që ekzistoni. Urime Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Kosova është vend shumë më i mirë me shumë komunitete, se me pas pasë veç një. Ju pritë kjo ditë dhe ditët të tjera në vijim, shnosh”, është shprehur Xharra.
Urimit i janë bashkuar edhe ministra në detyrë, kryetarë të komunave, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë, profesorë, gazetarë dhe artistë.
Të nderuar, në pamundësi të implementimit të aktiviteteve, këtë vitë do festojmë përmes platformave sociale! Durmish Aslano falenderon shumë të gjithë pjessmarrësit në video. Bahtalo mashkarselikano Romano dive! Happy international Roma day!Urime dita ndërkombëtare Rome!OJQ “Durmis Aslano”
Publiée par NGO "Durmish Aslano" sur Mardi 7 avril 2020