Në Kosovë regjistrohen 19 raste me Covid-19

Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, sipas IKSHP vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.

“Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen”-thuhet në njoftim.

IKSHPK ka apeluar që të ndiqen hapat që mund të për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë, praktikimin e higjienës, qëndrimin në ajër të pastër, vaksinimin për përforcim për parandalim të covidit.